Sa shumë ndryshon NBA-ja: Duranti tek Bostoni, Irvingu tek Lejkërsat

Sëlltiksat dhe “Liqenasit” janë dy skuadrat me historinë më të madhe në kampionatin amerikan të basketbollit për meshkuj, ndonëse kohët e fundit nuk kanë shkëlqyer aq shumë. Bostoni arriti këtë herë deri në finale, ku u dorëzua ndaj Golden Stejtit, ndërsa Lejkërsat fituan titullin në 2020, por këta dy vjet kanë qenë katastrofë, pavarësisht se kanë në radhët e veta Lebron Xhejmsin. Mediat amerikane po shkruajnë për dy transferime të mëdha që mund të ndryshojnë historinë e NBA-së, pra të ndryshojnë renditjen e pretendentëve për titull. Boston Sëlltiksat mund të marrin Kevin Durantin nga Bruklini, ndërsa kanë marrë veteranët Brogdon e Galinari. Në ekip janë yje më të rinj, por shumë të mirë si Tatëm apo Braun e Smart. Bostoni është gati të japë Braunin dhe një talent të ri. Lejkërsat ndërkohë duan Kajri Irvingun për ta bashkuar me Lebron Xhejmsin dhe Entoni Dejvisin. Uestbruk mund të largohet.

Sfidanti.al