Reali nuk ka shok për shitjen e fanelave, PSG-në nuk e ndihmon as Mesi!

Natyrisht, emri i ekipit është i madh, pavarësisht se cili emër lojtari është shkruar në bluzë. Reali i Madridit ka dalë më i miri ekip në Europë (besohet edhe në botë) në shitjen e fanelave për sezonin e kaluar, duke arkëtuar 3.3 milionë euro në “Amazon”, ndërsa në vend të dytë është me distancë Paris SG, me 2.2 milionë euro. Gjithsesi, në total, Paris SG ka kaluar shifrën e 1 milionë fanelave të shitura në 2021-2022 me fitim 41 milionë euro. Nga këto fanela, 60 për qind janë vetëm ato me numrin 30 të Mesit.

Sfidanti.al