Barça e Sevilja arrijnë akordin për mbrojtësin Kunde, thyejnë rekordin!

Do të jetë transferimi më i madh në historinë e klubit nga Andaluzia. Nuk do të jenë plotësisht paratë e Çelsit, por gjithsesi Barcelona do të paguajë në total ndoshta 60 milionë euro për kartonin e mbrojtësit Zhyl Kunde. Londinezët arrinin deri në 65 milionë, por futbollisti francez deshi vetëm fanelën katalanase, ndërsa trajneri Ksavi Hernandez e kishte bërë kërkesën të hapur për presidentin Zhoan Laporta. Për Kundenë, Barça do të paguajë 50 milionë euro si shumë fikse, dhe 10 milionë janë “variable” në bazë të klauzolave. Një tjetër transferim i fuqishëm i katalanasve, që tani nuk dihet nëse do të kërkojnë Azpilikuetën apo edhe Alonson të Çelsit, dhe nëse Blutë do të pranojnë të negociojnë.

Sfidanti.al