De Ligti tregon se e braktisi Juventusin për shkak të futbollit të Alegrit

Për të u shpenzuan shumë dhe në 2019 ai zgjodhi fanelën bardhezi. Matijs De Ligt thekson sot se erdhi tek Juventusi i tërhequr nga fakti se trajneri i ekipit do të ishte Mauricio Sarri. Tekniku italiani mbërriti në Torino nga Çelsi dhe e drejtoi ekipin për një sezon duke fituar Serinë A, por duke dështuar në Champions dhe u shkarkua në 2020, i zëvendësuar nga Andrea Pirlo. “Erdha tek Juvja për të luajtur futbollin sulmues me Sarrin, i cili kishte emër të madh për atë që kishte bërë tek Napoli dhe Çelsi, – thotë De Ligti që tashmë ka kaluar tek Bajerni, – por, Sarri u largua pas një viti”. Përtej ndryshimit të stilit të lojës, De Ligti pati problem edhe ndryshimin e pozicionit, nga qendra e djathtë në qendrën e majtë të mbrojtjes, ku nuk u ndje shumë mirë, ndonëse iu përgjigj kërkesës së trajnerit.

Sfidanti.al