Kaos tek Man. Junajtidi: CR7 dëshiron të ikë, De Jongu nuk vjen, Antoni kushton shumë!

Superylli portugez vërtet është kthyer në ekip, por nuk e ka me qejf që të vazhdojë. Në Angli, konfirmojnë lajmet që vijnë nga Spanja, se plani i Sër Aleks Fergusonit ka dështuar dhe se Kristiano Ronaldo e ka në plan që të largohet nga Mançester Junajtidi, edhe pse nuk dihet se ku mund të shkojë. Problemi tjetër për trajnerin Erik Ten Hag është që Frenki de Jong nuk ka dëshirë të largohet nga Barcelona e të vijë në “Old Traford”. Mesfushori holandez ka deklaruar se nuk do të lëvizë këtë sezon nga Barcelona, edhe pse dy klubet kanë arritur akord. Së fundi, sulmuesi Antoni nuk po vjen ga Ajaksi pasi kostoja është rritur edhe më shumë. Si mundet që të krijohet një skuadër e vërtetë, sipas planeve të Ten Hagit, kur gjërat janë kaq të paqarta.

Sfidanti.al