Është gjerman, po ashtu si legjenda Mikael Shumaher dhe iu afrua duke fituar kampionatet radhazi. Gjithsesi, Sebastian Feteli nuk e arriti dot emrin e Shumit, ndaj edhe lajmi se ai do të largohet nga Formula 1 nuk shkaktoi një tronditje apo zhurmë të madhe. E vërteta është se me largimin e Fetelit, nga Formula 1 largohen 4 tituj botërorë që i fitoi pikërisht gjermani në timonin e Red Bullit. Kulmin e suksesit e arriti në vitet 2010-2013 kur doli katër herë kampion bote, ndërsa sot në moshën 35-vjeçare ndihet i lodhur. Ai ka fituar 53 gara në pistë, ndërsa hyn në 5 pilotët më shumë fitues të historisë të cilët janë Mikael Shumaher dhe Ljuis Hamilton me nga 7 tituj, Huan Manuel Fangio me 5 tituj dhe Alen Prosti e Sebastian Fetel me 4.
Sfidanti.al