Ronaldo ka bërë zgjedhjen e duhur, Junajtidi ia vlen Ligën e Europës!

Me siguri që i vjen plasja që rivali i tij i madh, Lionel Mesi, do të luajë në Champions sezonin që vjen dhe ai jo. Ka të drejtë që të mërzitet Kristiano Ronaldo, por në futboll ndodh edhe kështu, dhe këshillat e Sër Aleksit e sollën në vete. Imazhi i tij do të dëmtohej nëse do të largohej me vrap nga Mançester Junajtidi për tek Atletiko vetëm e vetëm që të luante në Ligën e Kampionëve. Në moshën 37-vjeçare duket se ai ka vendosur të vendosë një bast të madh, të provojë të kthehet në Champions kur të jetë 38 vjeç dhe të provojë ta fitojë. Shumë e vështirë, por mesa duket nuk kishte rrugë tjetër. Bajerni, Barcelona, Reali, Paris SG apo Çelsi sot nuk mendojnë për të, ndaj ai duhet të bëjë zgjedhjen më të drejtë. Ronaldo tashmë është bashkuar me shokët e ekipit në stërvitje dhe trajneri Erik Ten Hag ndoshta do të dijë të krijojë skemën më të mirë që ai të shënojë gola, dhëe që “djajtë e kuq” ta përballojnë faktin se ai nuk do të vrapojë shumë.

Sfidanti.al