Duket disi si Pep Guardiola, por pa mundësinë që të ketë aq yje të mëdhenj si ata që ka pasur dhe ka trajneri katalanas. Julian Nagelsmani pëlqen të bërë shumë eksperimente, shumë ndryshime në ekipet që drejton, duke paraqitur formacione dhe forma të reja loje në shumë prej ndeshjeve, diçka që tifozët bavarezë i shqetëson. Bajerni i Jup Hajnkesit dhe ai i Hansi Flikut ishin më të stabilizuar, me një fytyrë të caktuar, dhe sukseset nuk munguan. Hajnkesi luante me 4-51 dhe në Europë pati kundësulmin, ndërsa Fliku pati presingun e ashpër, por me skemë të njëjtë, me Levandovskin përpara të mbështetur nga të tjerët. Si do të jetë Bajerni i këtij sezoni pa Levandovskin? Mediat bavareze thonë se Nagelsmani mund të mos qëllojë në shenjë, apo ndoshta skemat pa sulmues tipik mund të mos japin rezultat. Pra, përfundimi është që tifozët nuk duhet të kenë shumë iluzione për edicionin që pritet të fillojë.
Sfidanti.al