Interi nuk i harron legjendat, Rikardo Ferri është menaxheri i skuadrës!

Fitoi titullin e atëhershëm të rekordeve dhe ka mbetur në zemrat e tifozëve si njëri nga “të hekurtit” e trajnerit Xhovani Trapatoni. Rikardo Ferri sot nuk mund të luajë dot futboll, pasi mosha nuk e lejon, por mund ta ndihmoi klubin e tij të zemrës në mënyra të tjera. Për këtë arsye, Bepe Marota këshilloi pronarët dhe i bindi se simbolet e klubit duhet të mbahen pranë. Kështu edhe ndodhi, ish-mbrojtësi do të jetë menaxheri i skuadrës, një detyrë që p.sh. tek Gjermania e luan Oliver Birhof. Me Marotën si administrator i deleguar, me Havier Zanetin si zv. presidentin dhe tani me Ferrin si menaxher, trajneri Simone Inzagi mund të punojë më lehtë.

Sfidanti.al