Pogbaja i doli Juves “mall skarco”, ylli mbetet 2 muaj jashtë fushe

Kampioni i botës iu betua tifozëve se ishte mirë, madje pas palestrës e pishinës hyri edhe në fushën e stërvitjes për të “ndihmuar” shokët. Gjithsesi, realiteti kishte qenë ndryshe për Pol Pogbanë pasi gjuri i tij nuk kishte marrë ndonjë goditje aq të lehtë. Dakord, nuk ishte këputje ligamenti, nga ato që të lenë 6 muaj jashtë, por edhe dëmtimi i meniskut anësor nuk është aq pak. Francezi do të operohet e do të rrijë 2 muaj jashtë derisa të riaftësohet. Një goditje e rëndë për Juventusin, ndërsa kampionati pritet të nisë shpejt për shkak të Kupës së Botës. Natyrisht, këto janë gjëra që ndodhin në futboll, por kanë pasoja sidomos kur mungon një lojtar si Pogba.

Sfidanti.al