Juventusi e bind Bonuçin: Jemi padyshim për titull!

Nuk është çështja vetëm tek një fitore e verës, ndërsa torinezët ia dolën në SHBA ndaj Çivasit meksikan 2-0 me gola të shënuar nga lojtarë të rinj (U23). Kapiteni Leonardo Bonuçi ka besim tek skuadra edhe pse ajo nuk është ende e plotë, dhe pritet që lojtarët të arrijnë formën, por edhe të mbërrijë ndonjë tjetër. “Ne jemi për titull, – thotë ai, – do të përpiqemi të shkojmë sa më larg në Champions”. Ndaj Çivasit, Di Maria dhe Pogba u treguan shumë mirë, ndonëse Vlahoviç ishte ende pushim, dhe Bremer e nisi nga stoli. Ndërkaq, trajneri Alegri pret të vijë ndonjë lojtar tip Arnautoviç, që do të rriste forcën në sulm, po ashtu edhe Kean.

Sfidanti.al