Në shumë vite ka provuar Mikael Shumaherin, ndonëse jo atë të viteve 1999-2004 kur doli pesë herë radhazi kampion i botës. Ljuis Hamilton ka pasur konkurrencë me mjaft pilotë të shquar në Formula 1 si Fernando Alonso, Sebastian Fetel, Maks Verstapen apo Rosberg, dhe iu bë një pyetje në konferencën për shtyp përpara garës së tij numër 300 në karrierë në këtë kampionat. Pra, kush ka qenë rivali më i fortë? “Më i forti ka qenë Fernando Alonso, – tha 7 herë kampioni i botës, – po ashtu, ka qenë më i afti”. Edhe Alonso ia ktheu komplimentin duke thënë se “Ljuisi ka qenë gjithnjë një pilot i jashtëzakonshëm, dhe ka qenë kënaqësi të jesh në pistë së bashku me të”.
Sfidanti.al