Spektakli i Man. Junajtidit, sa shpejt e mësuan lojtarët stilin e Ten Hagut?!

Tifozët mbetën të mrekulluar sidomos nga njëri nga golat që u shënua ndryshe nga sa janë mësuar tek ekipi i tyre. Ishte minuta e 78-të kur erdhi rrjeta e tretë pas një kombinimi sikur të ishte me telekomandë, apo në kompjuter. Antoni Marsial kombinoi me Xhejdën Sançon, që ia ktheu topin, pastaj francezi ia dha topin Van de Bekut, dhe holandezi me të parën e kaloi tek Rashfordi në zonë që shënoi. “Një gol i madh skuadre, – shkruajtën tifozët në rrjetet sociale, – ky gol nuk mund të shikohet pa një buzëqeshje të madhe në fytyrë”. E pra, u desh shumë pak kohë që yjet e Mançester Junajtidit të mësonin stilin e trajnerit të tyre Erik Ten Hag.

Sfidanti.al