Është vërtet një markë e madhe, të paktën në Ballkan. Dinamo e Zagrebit është klubi kryesor i Kroacisë dhe për biznesin e futbollit ua ka kaluar dy gjigandëve të Beogradit, Crvena Zvezdës e Partizanit. Sipas mediave kroate, Dinamo ka fituar vetëm për 1 muaj plot 26 milionë euro, dhe kjo nga shitja e kartonit të 4 lojtarëve si Franjiç (Volfsburg), Jakiç (Frankfurt), Stojanoviç (Empoli) dhe Andriç (Klermon), nga fakti se ka kursyer 5 milionë euro nga rrogat e lojtarëve të larguar, dhe nga pagesa e huazimeve për disa të tjerë. Kjo nuk është e gjitha, sepse Dinamo mund të fitojë mjaft para nga 6 lojtarë që kanë shkuar në ekipe të tjerë, por që kroatët kanë ruajtur një përqindje të kartonit për transferimet e ardhshme.
Sfidanti.al