Njëra nga fotot më emblematike të kalimit të mbrojtësit holandez te klubi gjerman ishte ajo duke u puthur me të dashurën e tij, Aneke Molenar. Lumturia është e dukshme, e hapur fare, a thua se Matijs De Ligti shpëtoi nga ndonjë burg që u largua nga Juventusi. Transferimi tek Bajerni thuhet se e ka bërë të fluturojë, dhe kjo padyshim që do të bëjë që edhe jeta në çift me Aneken të jetë më e mirë, më e bukur. Klubi gjerman ia bëri urimin De Ligtit duke i bërë një pozë ndërsa ai kishte hyrë në një përrua të cektë në mes të drurëve, me përshkrimin e fotot: Mirë se erdhe në qytetin tonë të bukur, Matijs!
Sfidanti.al