Broja pranë kalimit përfundimtar tek Uest Hemi, mister vetëm kontrata

Nuk do tëketë huazim mesa duket, dhe Çelsi është bindur që të marrë paratë dhe të ndajë rrugët me “djalin e shtëpisë”. Armando Broja do të ndjekë gjurmët e Tami Abrahamit, pasi mediat angleze shkruajnë se se ai ka fluturuar nga SHBA-ja në Britaninë e Madhe për të finalizuar marrëveshjen me Uest Hemin. Broja ka kërkuar që të ketë më shumë minuta për të luajtur, ashtu siç pati dy sezonet e fundit me Viteshen në Holandë dhe Sauthemptonin në Premier Ligën angleze, e duket se tek Uest Hemi do at ketë këtë mundësi, sërish në elitën angleze.

Klubi i mbiquajtur “çekiçët” thuhet se i ka ofruar Çelsit 25 milionë paundë stërlina të sigurta si dhe 5 milionë të tjera në bazë të klauzolave, gjë që e çon në total kartonin e 20-vjeçarit në 30 milionë paundë stërlina apo mbi 35 milionë euro. Ky do të ishte një rekord për një futbollist shqiptar. Blutë e Londrës do të kishin dashur ta huazonin sërish, të paktën sipas mediave, por sulmuesi ka dashur të ketë qartësi për të ardhmen. Mbetet të shihet se cila do të jetë kohëzgjatja e kontratës së Brojës tek Uest Hemi.

Sfidanti.al