Goli i Berat Gjimshitit? Përderisa shënoi në Europë, si të mos e bëjë në miqësore!

Nuk është vetëm Kristjan Asllani që po tund rrjetën ndër shqiptarët në Itali. Këtë gjë po e bën edhe Berat Gjimshiti, që ka një pozicion më të “prapambetur” sesa mesfushori i Interit. Qendërmbrojtësi i Atalantës shënoi në miqësoren e skuadrës së tij ndaj një ekipi amator gjatë fazës përgatitore, dhe që përfundoi 12-1. Gjimshiti realizoi golin e 9-të duke dalë shpesh në sulm e duke qenë protagonist në këtë rrjetë. Në të vërtetë, nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur edhe pse shqiptari i Kosovës e gjen rrallë rrugën e rrjetës. Këtë gjë ia ka kërkuar trajneri Gasperini, por nëse ia doli të shënonte dy herë në Ligën e Europës ndaj Olimpiakosit të Pireut, përse të mos e bëjë edhe në miqësore.

Sfidanti.al