Shumica e tifozëve e shohin CR7-ën tek Junajtidi, por ka që e mendojnë tek Çelsi!

Trajneri i bluve, Tomas Tuhel, ka prerë shkurt se nuk do të pranojë një lojtar që prish ekuilibrat e ekipit dhe tërheq protagonizmin nga vetja. Kjo është e qartë, por ende ka 19 për qind të tifozëve në Angli, të paktën të atyre që kanë votuar në anketën e tabloidit “Deili Meil” (Daily Mail). Shumica janë që Kristiano Ronaldo do të qendrojë tek Mançester Junajtidi, dhe janë plot 42 për qind, ndërsa 13 për qind ende mendojnë se superylli portugez mund të shkojë në Mynih tek Bajerni. Rreth 9 për qind nuk ka ende një mendim, ndërsa ka nga ata që mendojnë se mund të shkojë tek Paris SG, Sportingu apo Roma.

Sfidanti.al