Roma i jep Dibalës vetëm 4 milionë euro në vit, por i lë të drejtën e imazhit!

Në një klub tjetër do të kishte marrëveshje, dhe futbollisti nuk do të merrte më shumë se 50 për qind. Gjithsesi, në kryeqytetin e Italisë nuk janë mundësitë financiare të një Torinoje apo Milanoje, ndaj edhe Roma e Murinjos detyrohet të gjejë formula të tjera për të marrë Paulo Dibalën. Yllit argjentinas, të cilin nuk po e marrin as Interi e as Milani, i ofrohen 4 milionë euro në sezon, shpërblime në bazë të klauzolave, dhe 3-4 vjet kontratë, por i jepen 100 për qind të drejtat e imazhit. Kjo mund të rikuperojë diferencën financiare me klubet e tjerë. Interi jepte 6 milionë euro në vit, plus shpërblime, ndërsa Juvja arriti edhe deri në 8 milionë euro rrogë fikse, por Dibalës nuk i pëlqeu. Histori vërtet e çuditshme.

Sfidanti.al