Mediat e Madridit: Barcelona shkakton frikë ende pa nisur sezoni!

Levandovski mbërriti, dhe bashkë me të janë në ekip edhe Rafinja, Kesie, Kristensen si dhe pritet Azpilikueta. Të paktën, kështu janë planet. Trajneri Ksavi (që nuk shkoi dot në Amerikë) ka në skuadër që nga viti i kaluar lojtarë të tillë si Ansu Fati, Pedri, Gavi, Ronald Arauho, Buskets, Dembele, e padyshim edhe Pike, Ferran Torres dhe Erik Torres, ndërsa planet janë edhe për mbrojtësin e Seviljes, Kunde. Çfarë ekipi është kjo Barcelonë! Sezoni nuk ka nisur ende, por e përditshmja madrilene, “Marka”, me të drejtë thekson se katalanasit kanë nisur të shkaktojnë frikë që tani.

Sfidanti.al