Flasim për garën më të shpejtë të botës tek femrat, ku skuadra nga Amerika Qendrore bëri po atë gjë që bënë amerikanët një ditë më parë. Nëse në 100 metra për meshkuj podiumi ishte i gjithi i SHBA-së me kampionin Kernej, në 100 metrat për femra dominimi ishte total për xhamajkanet. Fitoi kampionia veterane, Frejzër-Prajs (Fraser-Pryce), që mbiquhet “mbretëreshë e pafundme” në këtë disiplinë në kampionatet botërore. Sprintierja 35-vjeçare dha një kohë të jashtëzakonshme, prej 10”67, rekord i Botërorit, duke fituar titullin e pestë në rruzull. Pas saj, Xhekson-Uilliams dhe Elein Tompson. Kjo është hera e parë që i gjithë podiumi në këtë garë bëhet xhamajkan, siç ishte hera e parë që u bë amerikan tek meshkujt. Në total, në ditën e tretë të kampionatit, SHBA dominoi duke fituar 4 të arta nga 7 gjithsej. Amerikanët pushtuan podiumin në hedhjen e gjyles me kampion Rajan Krouzer që vendosi rekordin e botërorit me 22.94 metra. Në 110 metra me pengesa fitoi Grant Hollouej, në kërcim me shkop për femra, Kejt Negiot (Nageotte), në hedhje çekiçi për femra fitoi Bruk Andersen.
Sfidanti.al