Bajerni arrin akordin me Juventusin për De Ligtin, mjaftojnë 80 milionë euro dhe vullneti i mirë!

Klubi torinez e dinte se nuk do të fitonte asgjë nëse do ta mbante qendërmbrojtësin holandez kundër dëshirës së tij. Po ashtu, i duheshin paratë sa më shpejt për t’u hedhur në sulm për një qendërbrojtës shumë të mirë siç është Pau Torres. Kjo bëri që Juventusi të pranonte që Bajerni të merrte holandezin Matijs De Ligt kundrejt një pagese prej 80 milionë eurosh. Kjo është 10 milionë euro më shumë sesa oferta e parë bavareze, por të paktën 10 milionë euro poshtë vlerësimit normal të “Zonjës së Vjetër” për 23-vjeçarin. Oliver Kahn kishte thënë se De Ligti dëshironte të luante për Bajernin.

Sfidanti.al