Bajerni arrin në 75-80 milionë euro për De Ligtin, por Juvja do 100!

Me paratë e marra për Levandovskin, dhe ndonjë kursim tjetër, klubi bavarez ka vendosur ta bëjë lëvizjen e dytë për mbrojtësin holandez të qendrës. Bajerni jep gati 15 milionë euro më shumë për kartonin e Matijs De Ligtit. Sipas mediave italiane, oferta mund të jetë për 70-75 milionë euro të sigurta dhe 5 milionë euro të tjera me shpërblime. Oferta e parë gjermane ishte 60 milionë euro në dorë dhe 10 milionë shpërblime, nga të cilat 5 ishin të lehta. Gjithsesi, Juventusi po reziston për 90-100 milionë euro, ndonëse “La Gazeta delo Sport” shkruan se duhet të mendohet që periudha e transferimeve do të shkojë drejt përfundimit dhe sidomos që vullneti i futbollistit është për të kaluar tek Bajerni.

Sfidanti.al