Nga Rusia e luftës në Ligën e Parë të Turqisë, aventura e re e Balajt

Mbetet ende pjesë e kombëtares edhe pse mosha ecën dhe konkurrenca është shumë më e madhe. Bekim Balaj nuk dëshiron të heqë dorë edhe në një ekip kuqezi me sulmues si Broja, Uzuni, Manaj apo Cikalleshi, ndërsa shkodrani ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Turqi. Balaj do të luajë në Ligën e Parë për ekipin Ankara Keçiorenguçu. Një kthim në Turqi, pasi luajti vjet për Bolusporin, ndërsa detyrohet të largohet ndoshta përfundimisht nga Rusia. Vendi i madh euroaziatik është i përfshirë në konflikt dhe në sanksione pas sulmit ushtarak në Ukrainë dhe Balaj i mbylli epokat tek Ahmati i Groznit dhe Nizhni Novgorodi.

Sfidanti.al