Në ndeshjen e dytë tek Totenhemi bëri sherrin e parë dhe mjaft serioz, që mund t’i sjellë një ndëshkim shembullor. Sulmuesi Risharlison u përfshi në një konflikt me lojtarin e Seviljes, Alehandro Gomez (të marrë nga Atalanta), dhe madje lëshoi një grusht ndaj kundërshtarit edhe pse nuk e zuri. Pamjet e tjera filmike treguan se kishte qenë Gomezi që kishte lëshuar i pari një grusht, gjithashtu pa goditur në shenjë. Antonio Konte, trajneri i Spërsave padyshim që e ka qortuar Risharlisonin dhe i ka kërkuar që të kanalizojë emocionet e tij në drejtimet e duhura, pra për të luajtur me vendosmëri e frymëzim, dhe për të mos bërë konflikte me kundërshtarët. Të shohim nëse braziliani do të arrijë ta kuptojë mesazhin, por nuk duhet të harrojë se nëse nuk e bën, Konte e lë edhe në stol.
Sfidanti.al