Një analizë e “Deili Meilit” thotë se lëvizjet më interesante të Bluve të Londrës janë ato të Kulibalit që pritet të vijë, të Rahim Stërlingut dhe të të riut Gallaher që është kthyer nga huazimi tek Kristël Palasi. Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, dëshiron edhe një mbrojtës që mund të jetë Zhyl Kunde i Seviljes, ndërsa mesfusha duket top, por ka pikëpyetje në sulm. Lukaku u largua, Rafinja dhe Dembele nuk erdhën, ndërsa sulmuesit e vetë që japin garanci janë Haverc dhe Stërling. Sipas tabloidit, të tillë si Pulishiç, Verner dhe Zijeç kanë zhgënjyer dhe kjo mund të bëjë që Tuheli t’i japë një mundësi Armando Brojës, pasi Broja shkëlqeu në huazimin tek Sauthemptoni sezonin e kaluar.
Sfidanti.al