Janë të paktën 8 të tillë edhe pse klubi spanjoll “shpëtoi” nga Garet Bejli dhe Joviçi, si dhe u largua braziliani Marselo. Në “Bernabeu” presin që të largohen edhe mjaft futbollistë të tjerë, të cilët do të lironin vend në një ekip shumë të ngarkuar, dhe do të ulnin shpenzimet financiare për rrogat. Në krye të listës, sipas mediave në Madrid, janë Asensio dhe Sebajos, ndërsa situata mbetet e paqartë. Isko duhet të largohet dhe preferon të mbetet në Spanjë, e më pas janë Vajeho, Borha Majoral, Mariano dhe Odriozola. Përsa i përket japonezit Kubo dhe futbollistit tjetër Reinier, ata nuk mund të bashkohen me Realin për arsye ligjore.
Sfidanti.al