Eksperimenti i madh i Inzagit është dyshja Asllani-Brozoviç njëkohësisht në fushë

Mediat italiane shkruajnë se trajneri i Interit ka disa skema në mendjen e tij, dhe jo vetëm 3-5-2. Njëra prej tyre është 3-4-1-2, ndërsa eksperimentet pritet të jenë të shumta. Gjithsesi, eksperimenti kryesor për Simone Inzagin është nëse do të arrijë të krijojë një skemë, në të cilën të jenë njëkohësisht titullarë Kristjan Asllani dhe Marcel Brozovic. Kroati njihet si pjesë e padiskutueshme e formacionit, njëri prej “shtyllave kryesore” të ekipit, ndërsa mesfushori i kombëtares shqiptare ka bërë përshtypje shumë të mira në fazë përgatitore. Do të pritet kthimi i të gjithë lojtarëve, në mënyrë që të jenë në formë si Damfis, De Vraj, vetë Brozoviç, Bastoni, Barela apo Çalhanoglu, e pastaj do të shihet se çfarë do të bëjë Inzagi.

Sfidanti.al