Rruga e Dibalës për tek Interi kalon nga dyshja … Xheko-Korrea

Që të dy u morën verën e kaluar, pasi nga ekipi u largua Romelu Lukaku dhe në stol erdhi Simone Inzagi. Xheko zëvendësoi direkt belgun, ndërsa argjentinasi ishte njohje e trajnerit kur ishin tek Lacio. Tashmë, pa kaluar mirë 12 muaj, gjendja ka ndryshuar dhe të dy lojtarët mund të jenë duke bërë gati “valixhet”. Kjo sepse Interi kërkon që të marrë Paulo Dibalën, për ta pasur së bashku me Lukakun e rikthyer dhe Lautaro Martinezin. Sipas mediave italiane ka mjaft kërkesa për Xhekon dhe Korrean, ndonëse në fund të fundit mund të largohet vetëm njëri prej tyre. Kjo sepse Interi duhet të lirojë dy vende në sulm dhe njëri prej këtyre mund të jetë ai i Aleksis Sançezit.

Sfidanti.al