Një Mesi “i përjetshëm” do të thotë miliona të sigurta për PSG-në

Klubi francez mësohet se i ka ofruar rinovimin superyllit argjentinas të paktën edhe për një sezon tjetër. Kontrata e tanishme e Lionel Mesit tek Paris SG vlen deri në 2023, pra ishte 2-vjeçare, dhe pavarësisht se edicioni i parë nuk ishte plotësisht i shkëlqyer nga ana sportive, ai ishte frytdhënë në aspektin financiar. PSG arriti fitime të mëdha nga prania e Mesit në ekip, duke shitur pa fund bluza e objekte të tjera sportive të tij. Tashmë, presidenti Al Helaifi do t’i propozojë të mbetet parizien deri në 2024, pra kur të jetë 37 vjeç. Nuk dihet nëse legjenda e futbollit do të pranojë, e ndoshta kjo do të varet nga ky sezon. Nëse Mesi shkëlqen sërish, siç bënte tek Barcelona, do të ketë më shumë kuptim që të rinovojë.

Sfidanti.al