Do të hidhet nesër në orën 11:00 shorti për sezonin e ri të Superligës. Federata Shqiptare e Futbollit informon se ceremonia për përcaktimin e kalendarit të edicionit të ardhshëm do të zhvillohet në “Arenën Air Albania”. Në vazo do të jenë 10 skuadrat pjesëmarrëse, ndërsa këtë vit në elitë janë ngjitur Bylisi dhe Erzeni, dhe kanë zbritur në Kategorinë e Parë, Dinamo e Skënderbeu.
Sezoni i ri i kampionatit nis në 20 gusht të këtij viti, ndërsa parashikohet të përfundojë në 24 maj të vitit të ardhshëm. Superliga do të jetë sërish me të njëjtin format, me 4 faza nga 9 javë secila. Kampione në fuqi është Tirana, ndonëse pritet që konkurrenca të jetë më e fortë pasi pretendime do të kenë edhe Partizani, Vllaznia, Laçi, Kukësi apo Teuta.
Sfidanti.al