Milani mbetet tërheqës, Leao pranon rinovimin me 6 milionë euro në vit!

Është padyshim sulmuesi kryesor, megjithë respektin për Ibrahimoviçin dhe Zhirunë. Dy “pleqtë” kuqezinj duhet t’i hapin dalë nga dalë rrugë talentit të ri nga Portugalia, e duket se Rafael Leao do t’i kënaqë tifozët që patën shumë frikë për të. Në një verë largimesh nga ekipet e Serisë A (Shkriniar, Dibala, De Ligt), 23-vjeçari thuhet se do të pranojë të rinovojë kontratën kundrejt pagës 6 milionë euro në sezon, e do të ketë edhe fitime të tjera në bazë të klauzolave. U fol shumë për interesim të klubeve jashtë Italisë për Leaon, por futbollisti mesa kuptohet dëshiron të vazhdojë tek Milani ku ndihet mirë dhe ka besim se mund të arrijë suksese në Itali dhe në Champions.

Sfidanti.al