Tekniku holandez e cilëson punën e si si diçka në proces dhe padyshim as ai nuk e priste që të fitonte 4-0 ndaj Liverpulit. Ashtu siç kanë qenë gjërat tek Mançester Junajtidi, me Pogbanë të larguar, Grinvudin në proces gjyqësor dhe me Ronaldon ende në “ajër”, është e natyrshme që analistët dhe tifozët t’i thurnin lavde Erik Ten Hagut. “Këtë gjë po e prisnim prej vitesh”, – deklaroi Rio Ferdinand duke vlerësuar më shumë lojën sesa shifrat 4-0. Gjithsesi, Ten Hagu nuk dëshiron të nxitohet. “Ne nuk do ta vlerësojmë këtë rezultat më shumë sesa duhet, – thotë ai, – ne bëmë shumë gabime pavarësisht fitores. Natyrisht, jam i kënaqur nga skuadra, pasi tregoi shpirt të madh gare. Ne jemi ende në fillim të punës, bëmë gabime, por edhe krijuam shumë”.
Sfidanti.al