Për aktivistët, rreziku klimatik është më i rëndësishëm sesa Turi i Francës

E ndaluan edhe garën më të madhe të çiklizmit në botë, edhe pse vetëm për disa minuta. Aktivistët e klimës të grupit “Rinovimi i fundit” (Derniere renovation) dolën në rrugën ku po kalonte karvani i çiklistëve të Turit të Francës, 32 km larg finishit të etapës së 10-të. Ata e ndaluan pedalimin për 10 minuta derisa u larguan nga rruga prej policisë franceze ndihmuar edhe nga organizatorët e garës. “Na kanë mbetur edhe 989 ditë”, shkruhej në fanelën e një aktivisteje, që paralajmëron rrezikun e ngrohjes globale. Aktivistët thanë se përderisa qeveria franceze nuk e çan kokën, ata ishin të detyruar të ndërprisnin Turin.

Sfidanti.al