Broja mund të ndihmojë Çelsin, Evertonin dhe Uest Hemin të mbushin “vrimat” e sulmit!

Nga “Stemford Brixhi” iku Romelu Lukaku, edhe pse në huazim me Interin. Nga “Gudison Parku” u largua sulmuesi brazilian Risharlison që ka shkuar tek Totenhemi. Së fundmi, nga “Stadiumi Olimpik” (apo dikur “Apton Parku”) ka bërë dorëzimet sulmuesi veteran, Majkëll (Michail) Antonio. E pra, 3 skuadra angleze kanë humbur sulmuesit kryesorë dhe këto janë Çelsi, Evertoni dhe Uest Hemi. Këto janë klubet ndër më të përfshira në një transferim të mundshëm të Armando Brojës, sulmuesit 20-vjeçar shqiptar që ka fituar një famë që asnjë shqiptar tjetër nuk e ka fituar më parë në Angli. Ndoshta vetëm një Riza Lushtë mund ta ketë pasur këtë famë kur ishte tek Juventusi në Itali, këtu e 80 vjet më parë. Fati i shqiptarit pritet të vendoset shpejt, kartoni i tij shkon të paktën 30 milionë paundë stërlina, ndërsa të interesuar për të janë edhe Sauthemptoni e Njukasëlli në Angli si dhe Napoli në Itali.

Sfidanti.al