Kur skuadra u ngjit në aeroplanin për në Azi, ai nuk ishte. Kristiano Ronaldo padyshim cilësohet mungesa e madhe e Mançester Junajtidit, ndërsa spekullimet për të ardhmen e tij janë të mëdha. Pasi shënoi 24 gola sezonin e kaluar, kur u kthye në “Old Traford” pas 12 vjetësh, superylli portugez me gjasë shprehu dëshirën për të shkuar diku tjetër e për të luajtur në Champions, pasi “djajtë e kuq” u kualifikuan vetëm për në Ligën e Europës. Vetë Ronaldo ndodhet me pushime me familjen e tij, duke munguar për shumë ditë në stërvitje, siç thuhet për arsye personale, ndërsa për çështjen e tij u pyet trajneri i ri i ekipit, Erik Ten Hak.
“Jo, ne i kemi bërë planet me Kristiano Ronaldon për këtë sezon, – tha holandezi, – kjo është e gjitha. Unë po pres që të punoj me të. Gjithsesi, unë nuk kam folur me të, dhe ai nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. i kam lexuar lajmet, por siç iu thashë, Kristiano nuk është në shitje. Kristiano është në planet tona dhe ne duam që të arrijmë suksesin së bashku”. Mançester Junajtidi vazhdon stërvitjen në Bangkok të Tajlandës ku nesër do të zhvillojë një miqësore luksi ndaj Liverpulit. Sa për Ronaldon, për hir të së vërtetës duhet thënë se ai është shumë pranë largimit nga “Old Trafordi”.
Sfidanti.al