Gjokoviç, ish-fëmija që adhuronte Samprasin synon gjithë rekordet e tenisit!

Kur ishte i vogël, ndoshta 4 apo 5 vjeç, ndoqi në televizor sesi Pit Sampras fitoi titullin e tij të parë në Uimbëlldon. Fëmija i vogël nga Serbia, Novak Gjokoviç, i kërkoi babait t’i blinte një raketë tenisi dhe kështu nisi rrugën që u bë e famshme. Pas triumfit në Uimbëlldon, Nole kujton fillimet, ndërsa statisticienët numërojnë rekordet. Në 2015-2016 fitoi radhazi Uimbëlldonin, US Openin, Australian Openin dhe Rolan Garosin, duke qenë vetëm njëri nga 3 tenistët meshkuj që ia del bashkë me Don Baxhin (Budge) dhe Rod Lejvërin, si dhe i vetmi në epokën moderne të turneve të hapur. Nole mbetet i vetmi në histori që e ka bërë këtë në tri sipërfaqe të ndryshme (bar, dhe i ngjeshur, çimento).

Ai ka 64 tituj të mëdhenj që është një rekord, ka 38 tituj Masters që gjithashtu është një rekord, ndërsa mban rekordin botëror me 373 javë në krye të renditjes botërore. Gjokoviçi është rekordmen edhe që ka përfunduar 7 herë vitin si numri 1 i botës. Gjokoviç ka rekordin në Australian Open me 9 tituj, ndërsa këtë vit nuk u lejua që të garonte për të 10-in, ndërsa në Uimbëlldon ka 7 trofe duke qenë vetëm 1 trofe larg rekordmenit Rozher Federer. Ndoshta ia del vitin që vjen. Po ashtu, ai ka 5 tituj në Finalet ATP, një më pak se Federeri, ndërsa ka fitimet më të mëdha në sport nga të gjithë tenistët në histori, me rreth 160 milionë USD.

Sfidanti.al