Përmbysja e madhe e tenistes spanjolle, nga 0-6, 0-5 dhe 0-30!

Kur ke humbur setin e parë pa marrë asnjë lojë, pra 0-6, dhe kur je në prag të humbjes së të dytit sërish pa asnjë lojë (0-5), kuptohet që diferenca mund të jetë tepër e madhe. E tillë u duk edhe ajo mes spanjolles Marina Basols, dhe bjelloruses Hatuka në turneun ËTA të Budapestit. Tenistja ish-sovjetike po triumfonte me lehtësi dhe në atë që u duk se ishte loja e fundit, ishte në epërsi 3-0. Gjithsesi, katalanasja reagoi fuqishëm dhe krejt papritur. Ajo mori jo vetëm lojën, por edhe setin duke e përmbysur plotësisht (7-5) si dhe pati fuqi të merrte fitoren në setin e tretë, 6-4. Padyshim që kjo ishte fitorja me përmbysjen më të madhe për këtë vit, dhe njëra nga më të mëdhatë në historinë e tenisit.

Sfidanti.al