Në Madrid shfryjnë: Bejlit iu deshën 9 vjet për të mësuar spanjisht!

Sa kohë ishte lojtar i Realit, e pati të pamundur ta fliste mirë gjuhën e vendit. Garet Bejl kaloi jo pak, por plot 9 sezone në Madrid, gjatë të cilave mbeti i lidhur me anglishten e tij dhe me pasionin për golfin, duke u ftohur gjithnjë e më shumë me ekipin, klubin, trajnerët dhe tifozët. Gjithsesi, ylli nga Uellsi i habiti të gjithë kur u prezantua tek skuadra amerikane, Los Anxhelos FC, duke folur në mënyrë të përsosur spanjisht. Mediat spanjolle u tërbuan fare dhe e sulmuan, ndërsa vetë Bejli kishte hedhur poshtë sugjerimet se ai nuk e mësoi spanjishten në Madrid.

Sfidanti.al