Nuk është një Lionel Mesi, madje as edhe një Tomas Myler, por sidoqoftë di që t’i dërgojë shokët e skuadrës drejt golit. Angel Di Maria ka arritur akordin me Juventusin dhe do të luajë për ekipin e Masimiliano Alegrit sezonin e ardhshëm, diçka që pohohet nga mediat italiane, dhe që kënaq drejtuesit, tifozët dhe futbollistët. Argjentinasi pritet të vijë javën e ardhshme për vizitat mjekësore dhe pastaj të vazhdojë edhe disa ditë pushimet. “La Gazeta delo Sport” informon se “El Fideo” dha 56 asistë për Paris SG gjatë karrierës aty, ndërsa më parë shkëlqeu për Realin e Madridit. A do të jetë ai një lojtar i vlefshëm për Juven? Ka një garanci për këtë, fakti që luan ende për kombëtaren e Argjentinës, madje duke qenë titullar.
Sfidanti.al