Pse bota na e ngatërron ca si shpesh himnin tonë..?

Na paskan ngatërruar himnin edhe në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, tamam në momentin kur Luiza Gega, atletja më kontraverse në rruzull, kishte hipur në pod duke pritur nderimin. Pse kontraverse? Sepse, sa më shumë vazhdojmë ta brakrisim duke e lënë pa pistë stervitjeje , ajo na e shpërblen me rekorde!

Edhe në Francë, në një ndeshje të Kombëtares, në vend të himnit tonë, francezët na bënë “dhuratë” himnin e Armenisë, aq na dukej si një ironi e llojit të tyre, ngaqë fati ynë në Europian i cili u “strehua” në portat armene. Historia e ngatërrimit të himnit është bërë si një lojë e lashtë dhe e trukuar, ku çuditërisht ne jemi viktima e urtë . Imagjinoni sikur të ndodhte e kundërta: të luante Franca në Tiranë, në stadiumin Air Albania dhe ne të gabonim “historikisht dhe politikisht” të vendosnim himnin e Algjerisë apo dikutjt tjetër, ne vënd të Francës..

Loja me himnin do të vazhdojë edhe më tej, pasi një “tradhëti” e tillë pamoralshme, sikur ndillet edhe nga Shteti ynë, sportivi dhe ai politiku, pasi sillemi si bamirës me botën, edhe kur na prekin palcën (nëse kemi)! Më e bukura: edhe kur nuk na ngatërrojnë himnin, jemi ne që kemi frikë nga një hall tjetër. Sepse ia fusim vetes me atë hipokrizi kampione, kur çunat e Kombëtares këndojnë me pathos se “nga lufta veç ai largohet, që është i lindur tradhëtor”, dhe kur dalin në fushë..janë veta ata, si në këto ndeshjet e fundit, që sa më shumë na tradhëtojnë, aq më shumë rritet çmimi i biletës..

Sfidanti.al