Kur Dortmundi kërkon 120 milionë euro për Belinghamin, kënaqet edhe me 80!

Flasim për verën e ardhshme, por disa llogari bëhen që tani. Borusia e Dortmundit ka vendosur çmimin në kartonin e Xhud Belinghamit dhe anglezi sipas gjermanëve vlen 120 milionë euro. Ai është ende tepër i ri, dje mbushi 19 vjeç, dhe fitoi çmimin e Lojtarit më të mirë të botës për moshën nën 21 vjeç, diçka që në të kaluarën e kanë bërë Mbape, Pedri dhe Haland. Liverpuli, Mançester Junajtidi dhe Reali i Madridit janë “të dashuruar” me anglezin që luan në krah dhe që ka shënuar 10 gola e ka shërbyer 18 asistë në 89 ndeshje për gjermanët. Me largimin e Halandit, ai është lojtari më i vlefshëm i Bundesligës, ndërsa nuk ka klauzolë transferimi në kontratë.

Sfidanti.al