Pioli: Nuk jam i ri, por besoj që me Milanin më pret një e ardhme e madhe!

Cilët janë trajnerët që kanë fituar fillimisht në moshë madhore? Vështirë të gjesh emra, pasi shumica ia kanë dalë që të rinj, por Stefano Pioli është një rregull që prish rregullin. Tekniku i Milanit u shpall kampion i Italisë në moshën 56-vjeçare, duke fituar trofeun e parë të madh në karrierë, dhe beson se kjo gjë do ta nxisë që të jetë i ri për një kohë më të gjatë dhe të ketë të ardhme të rëndësishme. Ashtu si një prind që bëhet i tillë në moshë të madhe dhe kujdeset për fëmijën që të rritet, edhe një teknik ngjan i tillë kundrejt karrierës. “Nuk jam i ri në moshë, – thotë Pioli, – por, ndihet i ri në vetvete. Shpresoj të kem një të ardhme të madhe. Titulli me Milanin duhet të jetë vetëm një pikë nisjeje”. Gjithsesi, duhet që Milani të marrë përforcimet e duhura, gjë që deri tani nuk e ka bërë. “Klubi e di se çfarë duhet të bëjë”, – tha Pioli në mënyrë lakonike.

Sfidanti.al