Është turneu më i vjetër, është një Grand Slem, dhe është i vetmi nga të mëdhenjtë që zhvillohet në fushë me bar. Ka nisur në 1877, është 145 vjeç dhe ka zhvilluar 134 edicione pa llogaritur këtë të tanishmin, ndërsa është ndërprerë vetëm nga dy luftërat botërore. Uimbëlldoni i vitit 2022 filloi këtë të hënë dhe do të ketë disa kandidatë për fitoret. Novak Gjokoviç, kampioni në fuqi, është favorit për meshkujt, ndonëse pretendentë janë edhe Rafael Nadali dhe italiani Mateo Berretini. Për fat të keq, Danil Medvedev nuk merr pjesë sepse janë përjashtuar tenistët rusë dhe bjellorusë, në një vendim që do të kishte qenë më normal nëse ky standard do të ishte përdorur në të kaluarën. Tek femra, favorite është polakja Iga Shviontek, numri 1 i botës dhe kampione e “Rolan Garosit”. Natyrisht, do të ketë edhe pretendente të tjera si Sakari, Pliskova, Muguruza, Radukanu, Gauf apo Halep. Shpërblimi i përgjithshëm i vendosur nga organizatorët arrin në 40.35 milionë paundë stërlina dhe është një rekord.
Sfidanti.al