“Plakushja” Serena Uilliams e la prapa “plakushin” Rozher Federer

Amerikania “ia mori në kthesë” zviceranit sepse në moshën 40-vjeçare ia doli që të regjistrohej për në Uimbëlldon. Ajo kthehet pikërisht pas një viti, ndërsa u eliminua në raundin e parë e dëmtuar nga bjellorusja Aliaksandra Sasnoviç, e cila paradoksalisht nuk do të jetë për shkak të ndalimit të pjesëmarrjes për sportistët rusë dhe bjellorusë pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Serena Uilliams ka 23 Grand Sleme në karrierë dhe teorikisht ende synon të barazojë rekordin botëror me 24 që e mban Margaret Kërt (Court) nga Australia. Federer, ndërkaq, nuk do të jetë në Londër sepse gjuri nuk i është “përgjigjur”. Legjenda zvicerane mund të kthehet në fushë në fund të shtatorit në Kupën Lejvër.

Sfidanti.al