Tek Barcelona nuk po dinë se çfarë të bëjnë, ndërsa këtë javë do të ofrojë nga 48 deri në 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Polonisë. Katalanasit po e bëjnë këtë sepse duan të përfundojnë marrëveshjen, por edhe sepse duan t’i japin Robert Levandovskit një sinjal se ata kanë vlerësim të madh për të, ndonëse është 33 vjeç. Megjithatë, gazetari i informuar gjerman, Florian Pletenberg, shkruan në Tuiter se Bajerni i ka rritur pretendimet, diçka vërtet e habitshme për një klub kaq serioz. Sipas tij, do të kërkohen më shumë se 50 milionë euro, me gjasë 60 milionë, ndërsa përshtypja është se transferimi sot është shumë më i mundshëm sesa më parë. Mos vallë ky “rreng” bavarez do ta prishë gjithë punën? Në mediat europiane po shkruajnë se kjo çështje po bëhet qesharake.
Sfidanti.al