Thuhet se po bisedohet mes palëve, ndërsa gjithçka po bëhet më e shpejtë për shkak të kritikave të hapura të presidentit Naser Al Helaifi. Nuk është aspak sekret se Paris SG nuk dëshiron ta mbajë më tej Nejmarin, ndërsa lajmet janë që Juventusi po bën një “sondazh”. Të paktën, këto janë “zhurmat mediatike”, të cilat shpesh i ngrenë vetë futbollistët dhe agjentët e tyre, ndërsa duket e habitshme sesi një klub si ai piemontez që nuk mundi t’i jepte 10 milionë euro në sezon Dibalës, e që mund të pranojë të humbasë De Ligtin për të bërë ca para, të pretendojë shërbimet e brazilianit. Rroga e tij është padyshim mbi 30 milionë euro në sezon, ndërsa PSG dëshiron 50 milionë euro për kartonin. Edhe nëse do të realizohej formula e huazimit, pagesa për Nejmarin do të ishte përtej mundësive të Juventusit, të paktën me aq sa dimë ne.
Sfidanti.al