Serena Uilliams, legjendat e tjera të tenisit e kanë lënë sportin më herët!

Rekordmenia Margaret Kourt arriti fitoret e fundit kur ishte 31 vjeç, ndërsa e mbylli karrierën 35 vjeç përpara sesa të lindte fëmijën e katërt. Stefi Graf, legjenda gjermane e mori Grand Slemin e mbramë të saj në moshën 30-vjeçare, kohë në të cilën e mbylli me sportin. Vetëm Martina Navratilova mund të thuhet se ka tejkaluar çdo limit, por edhe kjo kur vjen puna për çiftet (dyshe) sepse sukseset e fundit në ndeshjet individuale në Grand Sleme i pari në 1990 në moshën 34 vjeç. Në dyshe arriti deri afër 50 vjeç.

Po Serena Uilliams çfarë kërkon të bëjë? Legjenda amerikane u mund dje 1-2 me sete nga francezja Harmoni Tan, duke i dhënë fund Uimbëlldonit që në raundin e parë. Në moshën 40-vjeçare nuk dihet nëse ajo do të kthehet në Londër vitin e ardhshëm, ndërsa disfatat janë bërë të shumta. Grand Slemi i fundit është fituar në 2017, kur ishte 35 vjeç dhe që nga ajo kohë nuk ka ngritur më kokë.

Sfidanti.al