Bajerni e kritikon Mateusin, por duhet t’ia dijë për nder!

Uli Hënes dihet që është si një “uragan”. Legjenda e Bajernit nuk është më president, por veçse këtë titull e ka nderi, ama nuk ndalet kurrë kur është fjala për të mbrojtur ekipin dhe klubin. Kështu ka bërë me ish-kapitenin Lotar Mateus, të cilin nuk e do fare, dhe të cilin e merr në telefon dhe e shan për 5 minuta me radhë një ditë pasi ai kritikon Bajernin. Vetë Mateusi e thotë këtë gjë, dhe pohon se duhen 20 minuta që Hënesi të shfryjë gjithçka dhe pastaj papritur të thotë “pse nuk vjen buzë liqenit të pijmë ndonjë gotë verë?” Ish-kapiteni e ka kritikuar klubin bavarez për marrjen e lojtarëve si Sarr, Zabicer, Roka, Toliso, Riçards apo Arp, por e ka lavdëruar për Alfonso Dejvisin dhe Sadio Manenë. “Ata nuk më marrin në telefon për të më falenderuar që i përgëzoj, por vetëm për të sulmuar kur i kritikoj”, – thotë Mateusi. Gjithsesi, bavarezët duhet t’ia dinë për nder sepse me kritikat e tij, kampioni i botës i vitit 1990 e ndihmon klubin që të bëjë blerje më të mira.

Sfidanti.al