I pari nuk është se solli ndonjë të ardhur të madhe në “Stemford Brixh”, por gjithsesi 10 milionë euro nuk janë për t’u hedhur poshtë, ashtu si edhe 15 milionë euro rrogë të kursyera. Për më tepër, hapet më shumë vend në skuadër dhe dotë ketë më pak të pakënaqur. Largimi i Romelu Lukakut për tek Interi (e ndoshta edhe ai i Timo Vernerit) mund të krijojnë efektin “domino” tek Çelsi që kërkon të marrë shpejt e shpejt Rafinjën për rreth 70 milionë euro dhe Rahim Stërlingun për rreth 65 milionë euro. Një efekt të tilla mund të ketë edhe largimi i Frenki De Jongut nga Barcelona për tek Mançester Junajtidi, madje katalanasit kanë më shumë nevojë për këtë efekt. Mesfushori holandez mund të sjellë rreth 80 milionë euro për “arkat” në “Kamp Nou” dhe ata mund të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për të marrë Robert Levandovskin nga Bajerni.
Sfidanti.al